ELBASAN- Një punonjës ndërtimi ka humbur jetën në Elbasan. 57-vjeçari ishte duke punuar për rikonstruksionin e një shkolle në fshatin Polis, kur ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën.
Policia e Elbasanit ka arrestuar administratorin, njëherazi edhe drejtuesi teknik i punimeve, i cili do të përballet me akuzën “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 33 vjeç, administrator dhe drejtues teknik i punimeve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, gjatë kryerjes së punimeve për rikonstruksionin e një shkolle në fshatin Polis, dyshohet se ka rënë nga lartësia punonjësi, shtetasi Sh. M., 57 vjeç, i cili, si pasojë, ka humbur jetën”, njoftoi Policia e Elbasanit.
Komente











