Po qëndronte i ulur duke parë telefonin, arrestohet reperi i njohur, akuzohet për tentativë për vrasje

Po qëndronte i ulur duke parë telefonin, arrestohet reperi i njohur, akuzohet për tentativë për vrasje

Momenti i arrestimit të reperit

Reperi i njohur ‘Blueface’ është arrestuar ditën e djeshme nga policia e Las Vegasit. 25 vjeçari, Johnathan Porter i njohur me emrin e artit ‘Blueface’ u arrestua ndërkohë që po shihte telefonin e tij, shkruajnë mediat e huaja

Ndaj tij rëndojnë disa akuza, duke përfshirë atë të tentativës për vrasje e cila lidhet me të shtënat me armë të regjistruara në fillimt të muajit tetor. Oficerët e policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit me të cilën reperi qëlloi disa herë.

Mëngjesin e sotëm ai doli para gjykatës ku u përball me akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Në pamjet e incidentit, Blueface shihet i ulur në një stol përballë një ndërtese me Chrisean Rock. Një oficer i veshur me rroba i afrohet dhe e shtyn pas një muri. Dy oficerë të tjerë shfaqen dhe ndihmojnë për të vënë në pranga reperin.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos