Një 23-vjeçar në Librazhd ka humbur jetën për shkak të një incidenti teksa riparonte mjetin e tij në një servis.
Sipas njoftimit të policisë, personi me iniciale L.D., është dërguar në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë lëndimeve.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi:
Në spitalin e Librazhdit është dërguar për mjekim shtetasi L. D., 23 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht gjatë kohës që po riparonte mjetin e tij në servisin e shtetasit I. P.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 23-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Komente










