Po shkëmbenin kokainën me kanabis në det të hapur, si u godit grupi i trafikantëve në Kurbin! 6 të arrestuar, mes tyre 2 ukrainas dhe ish-shefi i policisë

Po shkëmbenin kokainën me kanabis në det të hapur, si u godit grupi i trafikantëve në Kurbin! 6 të arrestuar, mes tyre 2 ukrainas dhe ish-shefi i policisë

6 trafikantë mes tyre 4 shqiptarë dhe 2 ukrainas, ranë në pranga të policisë nga një operacion ndërkombëtar anti-drogë i zhvilluar më (15 gusht 2023) në qarkun e Lezhës, në det të hapur (Adriatik), rreth 18 milje larg Lagunës së Patokut.

Policia goditi trafikantët e drogës të cilët po bënin shkëmbimin e lëndës narkotike, të kokainës me kanabis, në mes të detit Adriatik dhe vuri në pranga shtetasit Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë, ish-shef policie; Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, nipi i Gëzim Çelës i njohur si ‘baroni i kokainës’ i cili sot u shpall në kërkim.

Në pranga ranë edhe Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë dhe Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë. Po ashtu u arrestuan edhe dy shtetas nga Ukrania Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç dhe Kostiantyn Biellon, 44 vjeç. Dy ukrainasit të cilët udhëtonin me velierën me drogë, ishin nisur nga Mali i Zi. Ata i vunë flakën velierës dhe tentuan të ikin me një varkë shpëtimi, por u arrestuan. Në det policia gjeti 23 kg kanabis pranë vendit ku u fundos veliera e djegur. 

Si u zhvillua operacioni në det të hapur ku do të shkëmbehej droga
Operacioni anti-drogë u zhvillua nga policia shqiptare në bashkëpunim me Gurdia di Finanza. Në një konferencë për mediat zëvendës drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga tha se operacioni nisi pasi strukturat monitoruese në terren, vunë re lëvizjën me shpejtësi të një gomonie, nga laguna e Patokut me drejtim jug-perëndimin. Gomonia është afruar pranë një tjetër mjeti lundrues tip veliere dhe më pas trafikantët që ishin në këto mjete lundruese, kanë shkëmbyer lëndë narkotike. 

Në operacion u përfshinë avionët e Frontex-it dhe të GDF-së, ndërsa nga deti u përfshinë mjetet e Policisë Kufitare dhe mjetet e GDF-së, të cilat kanë bërë rrethimin e veleries. Trafikantët e drogës që ndodheshin në velerie, sapo kanë konstatuar se ishin rrethuar nga policia, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues dhe kanë tentuar të largohen me një barkë të vogël shpëtimi, por janë kapur në flagrancë. 

Operacioni zhvillohej paralelisht edhe në tokë në zonën e Kurbinit
Në të njëjtën kohë me ndërhyrjen nga deti, efektivët e Repartit Special “RENEA” kanë ndërhyrë nga toka, në ambientet e një restoranti në lagunën e Patokut, ku po qëndronin disa shtetas që dyshohet se kishin lidhje me tentativën për të trafikuar lëndë narkotike. 

Në vijim të veprimeve, në bashkëpunim me SPAK-un, u bë arrestimi për veprat penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizatat kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake”.

Çfarë u sekuestrua
2 armë zjarri pistoleta, të markave “Glock” dhe “Zastava”;  
200 fishekë pistolete model 54;  
një automjet tip “Audi”; 
4 aparate DVR për ruajtjen e pamjeve filmike;  
45 000 euro, 250 000 lekë, 500 paund, 50 franga, 2 000 lira, 25 celularë;  
Sasia 23 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e gjetur në afërsi të velierës së djegur;
1 mjet lundrues tip gomone, bashkë me GPS-in; 

Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Flakë në det” u arrestuan:
Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;  
Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë; 
Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç; 
Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;
Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë; 
Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.


Lajmi kryesor:

Pranga shefit të komisaratit në Kurbin, pjesë e grupit të trafikantëve të drogës! Në kërkim ‘baroni’ Gëzim Çelaj e 2 të tjerë! Në gusht dogjën velierën me kanabis


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt