MILOT - Dy persona po shkonin për vizitë mortore për të afërmin e tyre që humbi jetën mëngjesin e sotëm në aksident, por përfshihen edhe vetë në një aksident duke mbetur të plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur në aksin Milot-Rrëshen ku dy persona të cilët po udhëtonin me motorr, janë përplasur me një fuoristradë, ku si rrjedhojë kanë mbetur të plagosur në gjendje të rëndë.
Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se motorri i ka prerë rrugën fuoristradës, ndërsa të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Dy të plagosurit po shkonin të merrnin pjesë në ceremoninë mortore të të afërmit të tyre Mujo Zeneli, i cili humbi jetën po sot në një aksident ku u përfshinë tre automjete dhe ku mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë.
Në aksidentin e mëngjesit po në aksin Rrëshen-Milot, mbetën të plagosur Kujtim Lika 32 vjeç dhe Genc Lika 35 vjeç ku shkak për këtë aksident është bërë sërish një fuoristradë e cila ka tentuar të parakalojë në mënyrë të gabuar duke u përplasur me një kamion dhe një furgon me pasagjerë.
Ndërkaq policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe identifikimit të të plagosurve.
Milot, përplasen 3 automjete, 1 viktimë dhe plagosen 2 të tjerë
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Milo-Rrëshen, ku janë përplasur me njëra-tjetrën tre automjete.
Mësohet se viktima është Mujo Zeneli 30 vjeç, ndërsa të plagosur kanë mbetur Kujtim Lika 32 vjeç dhe Genc Lika 35 vjeç. Të plagosurit janë shoqëruar për në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Nga hetimet paraprake të policisë, bëhet e ditur se shkak për aksidentin është bërë parakalimi i gabuar i një prej atuomjeteve, tip fuoristradë me targa angleze, e cila është përplasur me një kamion dhe furgon pasagjerësh.
Policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(Në foto: Aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Milo-Rrëshën) Foto të tjera
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com