'Po ta dija do t’ia kisha hequr kokën', babai i Carolinës flet i trishtuar për momentin kur mësoi se vrasësi ishte dhëndri: Ndjeva sikur më shkulën zemrën

 'Po ta dija do t’ia kisha hequr kokën', babai i Carolinës flet i trishtuar për momentin kur mësoi se vrasësi ishte dhëndri: Ndjeva sikur më shkulën zemrën

Babais Anagnostopulos dhe Caroline

Babai i Carolinës, vajzës 20-vjeçare që u vra nga bashkëshorti pilot Babais Anagnostopulos, ka shprehur zemërimin në mediet britanike.

 “Kur e mora vesh më vonë, pendimi im ishte se nuk e kisha ditur kur ai ishte këtu. Unë do t’i kisha hequr kokën e tij dhe do të kisha marrë me dëshirë pasojat”, mësohet të ketë thënë ai, raportojnë mediat angleze.

Ai ka treguar se në momenti kur ka mësuar se Babis i kishte vrarë vajzën, i dukej se dikush i kishte shkulur zemrën nga vendi.

“Unë kurrë nuk do ta harroj atë që ndjeva. Ishte sikur një dorë e akullt kishte arritur brenda gjoksit tim dhe më kishte kapur zemrën. Ishte dita më e keqe e jetës time”, shtoi David.

Avokati i David dhe Susan, prindërit e Caroline, Thanasis Harmanis, thotë se një gjykatë Greke kishte rënë dakord t'u jepte kujdestarinë e vetme të Lidias. Prindërit e Anagnostopulos kishin kërkuar gjithashtu kujdestarinë, por ata do të kenë mundësi vetëm që ta shohin. Në gjykatë Anagnostopoulos pretendoi se sjellja agresive e Caroline e kishte çuar atë ta vriste dhe se ai e humbi durimin kur ajo i kërkoi të largohej nga shtëpia.

Kanë kaluar tashmë më shumë se një muaj, kur piloti i pamëshirshëm i mori jetën gruas së tij, Caroline me një jastëk teksa ajo po flinte dhe më pas shpiku një skenar të “çmendur” për të kamufluar vrasjen më makabër te viteve të fundit në Greqi, duke bëre jehon edhe në mediat ndërkombëtare.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë