'Po ta operoja hundën, do e gjeja burrin', modelja e famshme shqiptare rrëfen problemin

Agnesa Vuthaj

Një ndër vajzat më të bukura shqiptare,  Agnesa Vuthaj ka rrëfyer se çfarë nuk I pëlqen tek vetja.

E pyetur për ndërhyrjet estetike, Agnesa tha se nuk ka bwrw, pasi e ka parë të arsyeshme që gjithmonë të jetë vetvetja.

Gjatë intervistës, Vuthaj kujtoi një rast kur asaj i kishin kërkuar që të operojë hundën.

Njëherë kam qenë e ftuar në një emision në Kosovë, që fliste për ndërhyrjet estetike dhe ishte një doktor që operonte hundën i ftuar. Dhe ai më tha se kisha nevojë të operoja hundën", tregoi bukuroshja e ftuar në emisionin ”Ftesë pa 5”.

Ajo tha se u ndje shumë e befasuar se si doktori  e tha në mes të emisionit.

Po paska pasur të drejtë, sepse nuk e paskam pasur hundën aq të drejtë”, u shpreh Agnesa.

Më pas, ajo tha me shaka se po ta kishte rregulluar këtë 'defekt', tashmë do të ishte me një partner.

Ndoshta po ta operoja hundën, do e gjeja burrin”, tha bukuroshja mes të qeshurash.

E.D./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A i ka përmbushur pritshmëritë tuaja SPAK?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Dy fjalë për injorantët që e shohin Ramën si 'perandor'