‘Të ishim vaksinuar do ishim në shtëpi, me fëmijët’, mesazhet e pacientëve të shtruar me COVID në spital! Rama: Kur gabon dhe refuzon vaksinën

Kryeministri Edi Rama u ka bërë apel qytetarëve që ta vaksinohen sa më parë, në mënyrë që të mbrojnë veten e tyre nga COVID. Teksa ka shpërndarë një video të pacientëve të shtruar në spital me COVID, Rama shkruan se ato kanë përfunduar në spital, pasi janë përballur me vendimin e gabuar për të refuzuar vaksinën: Kur përballesh me vendimin e gabuar për të refuzuar vaksinën! Edhe qytetarët e shtruar në spital, bëjnë thirrje që qytetarët të vaksinohen.

‘Në familjen time të gjithë janë të vaksinuar përveç meje se ishte zgjedhja ime. Kjo zgjedhje e gabuar më çoi këtu ku jam. Dua të them të gjithë të rinjtë duhet të vaksinohen pa përjashtim’, u shpreh një pacient.

“Po ju them të gjithëve të vaksinohen sepse do të përfundoni si puna ime këtu”, u shpreh një paciente.

“I bëj thirrje të gjithë moshës sime, edhe më të vegjël, të vaksinohen, një orë e më parë. Po të isha vaksinuar do isha në shtëpi me kalamajtë”, tha një pacient tjetër.

Komiteti Teknik i Ekspertëve, vendosi pak ditë më parë që për punonjësit e administratës publike, të supermarketëve e të qendrave tregtare, të futen në kategorinë e atyre që e kanë vaksinimin kundër COVID të detyruar. Kujtojmë çdo qytetar mbi 18 vjeç tashmë mund të vaksinohet me dozë të tretë përforcuese kundër COVID, 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë. Me dozën e tretë u vaksinua edhe kryeministri Edi Rama, teksa i bëri thirrje qytetarëve që mos të hezitojnë të vaksinohen për të mbrojtur shëndetin e tyre.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 2,111,797 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Janë kryer 1,075,332 doza të para; 965,964 doza të dyta; 70,501 doza të treta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:24
VIDEOLAJM/ Gratë shtatzëna apel: Vaksinohuni, mbroni veten dhe fëmijën

 

Në një zë gratë shtatzëna bëjnë apel për vaksinim për të mbrojtur veten dhe fëmijën. Në një videomesazh, ato rrëfejnë se nuk kanë pasur asnjë shqetësim pasi janë vaksinuar, njëra prej të cilave, me të tria doza.

“Gjendja ime filloi të përkeqësohet. Kur erdha këtu fëmija im ishte në rrezik dhe unë isha në rrezik. Besoj se ndoshta po ta kisha bërë dhe unë, do isha në gjendje më të mirë, do ta kisha kaluar më lehtë dhe unë nuk do kisha përfunduar në këtë situatë që jam tani”, thotë njëra prej tyre.

“Një grua shtatzënë ka mjaft halle, mjaft shqetësime. COVID-i nuk duhet të jetë një nga këto shqetësime përderisa kemi vaksinën në dorë. Kjo është doza e tretë sepse mendoj që kjo është faza më e mirë për dozën e tretë. Dy dozat e tjera i kam bërë para shtatzënisë, kështu që ka kaluar kohë”, rrëfen një shtatzënë.

“Mendoj që po e po fëmija rrezikon, por rrezikoj dhe unë jetën. Duhet patjetër të vaksinohen, sidomos gratë shtatzënë. Tani që e bëra të parën jam shumë mirë, jam më e qetë”, tregon një tjetër grua e re e cila mori dozën e parë të vaksinës së COVID-19.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fres: 04/12/2021 16:11

    thjesht nuk duam, kjo tregon qe populli ste do

    Përgjigju
  • Omikron: 04/12/2021 15:02

    Po pse na lodhni me lajme kot. Kam bere kerkese ne date 6 Nentor ne e-albania per tu vaksinuar dhe mesazhi ishte ju do te njoftoheni me nje telefonate. Ka kaluar 1 muaj dhe nuk e ka rruajtur njeri. Para se te beni thirrje sigurohuni qe sistemi funksionon.

    Përgjigju
  • altin: 04/12/2021 14:56

    Nje fjale e urte thote:KUR TE VINE MENT NUK I HANE AS QENTE, e keqia eshte qe ne kete vend ka shume idjote.

    Përgjigju
  • Turi: 04/12/2021 14:49

    Po mer rika po. Shifi robt e vaksinuar qe kan mush spitalet. Po i boni ropt te flasin me vete. I bot ropt si kavie laboratori.

    Përgjigju
  • Beni: 04/12/2021 14:45

    Si gjithmone, kryeministri yne del si kerpudha pas shiut. Gjithe vitin e la vendin per palle ariu, nga koncertet e Lezhes tek me e fundit nata e bardhe e Tiranes. Sapo behu omicron neper bote, e zuri frika. Ashtu sic e zuri heren e pare. Grotesk. Sidoqofte, sikur ka nje komitet teknik per kete pune apo eshte per ne vend te hudhres. Te gjitha detyrat i ushtron Kryeministri yne, pervec ate qe Ne i kemi caktuar. Ah, nje pyetje, mbase dhe gazetaret ndihmojne: A keni marre autorizim me shkrim nga personat e filmuar ose kujdestaret e tyre ligjore para sipas ligjit per privacine?

    Përgjigju
  • Covid pacient: 04/12/2021 14:43

    Vaksinohuni o njerez se lat nam, une kalova Covid para nje jave dhe fale vaksines nuk ndjeva asgje thjesht teshtima dhe rrufë, nqs nuk do kisha bere test as nuk do e dija qe kisha Covid.. VAKSINOHUNI PER VETE DHE PER TE DASHURIT TUAJ.

    Përgjigju
    • Dosa e 4 ne qershor.: 04/12/2021 20:47

      Te mbron me shume imuniteti natyror.

    • Mire@: 04/12/2021 19:03

      100%garanci ne jete ska, vdekjen ka njeriu te sigurt ne kete bote dhe asgje tjeter, ngushellime per babain, por nuk dmth qe vaxina nuk te mbron, mbron dhe mbron shume.

    • Mire: 04/12/2021 15:45

      Po babai im kishte bere dy vaksina dhe vdiq me covid

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion