Dy sirianë janë kapur këtë të shtunë në pikën të kalimit kufitar të Kapshticës. Report Tv raporton se sirianët janë kapur në kufirin e gjelbër në një gjendje të rënduar shëndetësore, për shkak të temperaturave të ulëta. 

Mësohet se atyre u është dhënë fillimisht ndihma në spitalin e Bilishtit e më pas janë dërguar në drejtorinë e kufirit, ku kanë pohuar se nëpërmjet Shqipërisë synonin t'u drejtonin vendeve të Bashkimit Europian për azil. Pas kryerjes se procedurave përkatëse, sirianët pritet tanimë të dërgohen drejt qendrës së azilkërkuesve në Tiranë e më pas drejt vendit nga kanë udhëtuar. 

Gjatë 3 muajve të fundit, janë kapur 300 sirianë të paligjshëm në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.