Visar Skacaj 22 vjeç, është arrestuar nga policia teksa po tentonte të kalonte kufirin në Hanin e Hotit. Ndaj të riut gjykata kishte caktuar masën e sigurisë 'arrest me burg'për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr’’ dhe “Rebelimi i të burgosurve’’.
22-vjeçari gjatë kohës që ka qenë duke vuajtur dënimin për një vepër tjetër penale, në burgun e Reçit, në 22 mars 2020, në bashkëpunim me disa të burgosur të tjerë, ka shkatërruar me zjarr ambientet e dhomave të burgimit dhe ka kundërshtuar punonjësit e burgut gjatë kryerjes së detyrës.
Njoftimi i Policisë
Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim. Nga shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Hotit, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim V. S., 22 vjeç, banues në Shkodër.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurimit “Arrest në burg” për veprat penale ‘’Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr’’ dhe “Rebelimi i të burgosurve’’.
Shtetasi V. S., gjatë kohës që ka qenë duke vuajtur dënimin për një vepër tjetër penale, në burgun e Reçit, në 22 mars 2020, në bashkëpunim me disa të burgosur të tjerë, ka shkatërruar me zjarr ambientet e dhomave të burgimit dhe ka kundërshtuar punonjësit e burgut gjatë kryerjes së detyrës. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.1%
-
Jo
40.4%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5496
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lagjja historike e Zdrales në Shkodër do kthehet në pedonale! Rama me Benet Becin inspektojnë punimet
10 Janar, 14:52
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
Vrasja e Ramazan Matajt, Gjykata e Shkodrës jep 'arrest në burg' për Arjon dhe Klisman Hasaj! Vëllezërit mbyllin gojën në gjykatë! Mungojnë familjarët
10 Janar, 11:08
-
Vijon puna në kantierin e rrugës Shirokë–Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë
10 Janar, 09:10
-
21-Vjetori i tragjedisë së 9 Janarit, familjarët kërkojnë Drejtësi: Krim shtetëror, ta hetojë SPAK
9 Janar, 16:50
-
'Klasikja' me Tiranën dhe merkato e bllokuar, Thomas Brdaric mesazh klubit: Afrimet i mirëpres, në derbi s'vlen renditja
9 Janar, 10:53
-
Imzot Giovani Peragine merr drejtimin e dioqezës së Shkodrës
8 Janar, 17:58
-
Malësi e Madhe/ Ishte shpallur në kërkim për kultivimin e 480 bimëve kanabis, vihet në pranga 41-vjeçari
8 Janar, 15:14
-
Vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër, njëri nga vëllezërit pranon krimin: Unë e bëra, kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i ka prishur dy martesa
8 Janar, 13:02
-
Shkodër/ Qarkullonte me kallashnikov me vete, arrestohet 56-vjeçari në fshatin Vrakë (EMRI+VIDEO)
8 Janar, 08:58
-
Zbardhet krimi në Shkodër! I riu u vra nga bashkëfshatari prej 'dashurisë së ndaluar' me të motrën (E futi në kurth me një profil si vajzë)
7 Janar, 09:29
-
Murtaja afrikane, kontrolle në katër rrugë kombëtare në Shkodër dhe Lezhë, Shërbimi Veterinar bllokon 7 mjete me 43 derra! Inspektim dhe në fermat e origjinës
6 Janar, 16:24
Po ai brenda paska qen, perse e liruat, apo per ta kapur prap..............gallate hesapi.....
Përgjigju