Itali/ Po transportonin 15 kg kokainë me makinë, në pranga çifti shqiptaro-italian

Itali/ Po transportonin 15 kg kokainë me makinë, në pranga çifti shqiptaro-italian

Kokaina e sekuestruar

Itali-Një burrë me origjinë shqiptare, 52 vjeç dhe partnerja e tij italiane, 37-vjeç, banues në Abruzzo janë vendosur në pranga pasi në makinën që po lëviznin iu gjetëm afro 15 kilogramë kokainë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur pak pas mesnatës të së shtunës (14 shtator) në autostradën Bozen-Sud, Itali.

Oficerët e policisë e ndaluan automjetin si shkak i manovrave të rrezikshme që ata po bënin në rrugë.

Droga e cila ishte e ndarë në 15 pako të mbledhura me qese dhe më pas e vendosur në një valixhe u zbulua nga qentë e policisë.

Ndërkohë nga kontrollet e kryera rezultoi se shoferi ishte shqiptar me precedentë të mëparshëm penalë, kurse makina që ai drejtonte ishte e regjistruar në emër të një shqiptari tjetër, i njohur në botën e drogës.

Lënda narkotike u sekuestrua. Në qoftë se ajo do të dilte në treg do të sillte fitime më shumë se 5 milionë euro.

Vijojnë hetimet për të zbuluar se nga vinte kokaina dhe për kë ishte destinuar.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite