Po transportonin 19 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 persona në Lezhë

Po transportonin 19 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 persona në Lezhë

Goditen 2 raste të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit në Lezhë.

Policia bën me dije se ka arrestuar 2 persona duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. 

"Shërbimet e Njësisë së Autostradës Milot-Morinë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe strukturat e DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në  automjetet  tip “ Volvo” dhe "Ford" po transportoheshin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, organizuan punën për lokalizimin dhe ndalimin e mjeteve. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: -E. B., 26 vjeç dhe I.N., 33 vjeç, banues në Fushë Krujë", thotë policia.

Ata janë arrestuar në Skuraj, Kurbin, duke transportuar me automjetet  e tyre  “ Volvo ” dhe "Ford", 19  emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.


Lajmi kryesor:

Transportonin emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, kapen 5 persona në Fier, Gjirokastër dhe Lezhë


  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan