Itali - Tre shqiptarë të moshës 22, 23 dhe 25 vjeç janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.
Operacioni u zhvillua pranë Crespellano-s, pas një hetimi të përqendruar mbi kontrollin e një furgoni me targa shqiptare që vinte nga Spanja.
Mediat italiane shkruajnë se hetimi nisi nga një aktivitet informativ dhe investigativ për monitorimin e personave të dyshuar për trafik dhe shpërndarje droge.
Gjatë kontrollit të furgonit u gjetën pesë pako kokainë me peshë totale mbi 5 kilogramë dhe 6.430 euro cash. Sipas autoriteteve, droga pasi të shitej me pakicë, do të sillte rreth 500 mijë euro fitime.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente









