Po transportonin 8 kg kanabis për ta shitur, arrestohen dy vëllezërit në Kurbin

KURBIN- Dy vëllezër janë arrestuar në Kurbin, teks apo transportonin rreth 8 kg kanabis. Ata ishin duke lëvizur me makinë në aksin rrugor "Laç-Mamurras", kur janë ndaluar nga policia.

Pas kontrollit në makinë, dy vëllezërve Simon Vuka, 36 vjeç, dhe Gezim Vuka, 26 vjeç, iu gjetën dy qese me rreth 8 kg kanabis me qëllim shitjen e saj.

Policia ka sekuestruar drogën dhe shuma parash në lekë dhe në euro, si edhe dy celularë.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se 2 shtetas transportonin lëndë narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja" dhe me Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Mbikalimi”.

Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë shtetasit S. V., 36 vjeç dhe G. V. 26 vjeç, vëllezër, të dy banues në Kurbin. Ata janë kapur në aksin rrugor "Laç-Mamurras", teksa transportonin rreth 8.2 kg Cannabis Sativa, me qëllim shitjen”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

1729497552_droge.jpg

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Ndotja rekord e të gjitha kohërave, në Pakistan niveli shkon 80 herë më i lartë sesa kufizimi i OBSH

Ndotja rekord e të gjitha kohërave, në Pakistan niveli shkon 80 herë më i lartë sesa kufizimi i OBSH