Po transportonte 12 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 33-vjeçari në Lezhë

Po transportonte 12 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 33-vjeçari në Lezhë

Foto ilustruese

LEZHË- Një 33-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme pasi është konstatuar duke transportuar 12 emigrantë të paligjshëm. Në pranga ka rënë shtetasi i identifikuar si I. N., banues në Fushë-Krujë.

33-vjeçari është ndaluar në aksin rrugor Milot-Morinë me një furgon tip ‘Benz’. Emigrantët po transportoheshin në drejtim të Kosovës, ndërsa si destinacion përfundimtar kishin vendet e BE.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

“Shtetasi I. N. është kapur në kushtet e flagrancës, nga shërbimet e Njësisë së Autostradës Milot-Morinë, duke transportuar me automjetin furgon tip “Benz”, 12 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës