Po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, arrestohet  27-vjeçari në Lezhë

Po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, arrestohet  27-vjeçari në Lezhë

Foto ilustruese

LEZHË- Një 27-vjeçar ka rënë në pranga pasi u kap në qytetin e Lezhës duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm. I riu është identifikuar me inicialet B.D dhe ishte banues në Kamëz.

Destinacioni përfundimtar i emigrantëve ishin vendet e BE-së, ndërsa i riu po i ndihmonte ata të kalonin në Kosovë. Policia në bazë të informacioneve të marra, ka konstatuar të riun në një makinë tip ‘Volswagen’ duke transportuar emigrantët dhe për pasojë është bërë edhe arrestimi i tij.

Ndaj 27-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë