Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Lezhë, ndërsa një tjetër ka mbetur e plagosur rëndë. Viktima është 76 vjeçari me inicialet N.Gj. ndërsa e plagosur është N.Gj. 75 vjeçe.
Dy të moshuarit, të afërm me njëri tjetrin po lëviznin me motor në momentin që janë përplasur nga një makinë e cila drejtohej nga një 36 vjeçar me inicialet A.H. në autostradën Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Gjadrit".
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:45. Report Tv siguron pamjet nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur aksidenti, ndërsa ambulanca ka transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën 75 vjeçaren.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet, ndërsa është marrë në pyetje drejtuesi i makinës që përplasi motorin. Në Shqipëri regjistrohen thuajse cdo ditë aksidente me pasoja dhe bilanci është i frikshëm.

Foto nga vendi i ngjarjes
-
Policia nuk duhet me i lan me qarkullu keto kamikaza me motora se marrin ne qaf vedin dhe shoferin. 76 vjec ca do maje motori ne ate rrug bohhh
Përgjigju -
i kane marre ne qafe kalamajt keta pleq ne Shqiperi, u kane blere nga nje motor e u thyejne qafen, po ca K..... don me motor papaq ne rruge ai, perderisa policia nuk merr masa qe keta e keto mjete te ndalohen te qarkulojne ne segmente te shepjtesise se larte e rruge te kategorise se mjeteve te renda, keshtu do ndodhe shpesh.
Përgjigju








Komente
Komento