“Po vdes nga kanceri, më le pa para”, letra e turistit për hajdutin: E di që s’të bëhet vonë

“Po vdes nga kanceri, më le pa para”, letra e turistit për hajdutin: E di që s’të bëhet vonë

Foto ilustruese

Në rrjetet sociale po bën xhiron një letër që një turist  i ka dërguar hajdutit që i vodhi çantën me para.

Grabitja ka ndodhur në Venecia, gjatë një udhëtimi që Michael Veley, i sëmurë me kancer po zhvillonte në Itali me të shoqen.

Ata janë grabitur nga një person i cili iu ka marrë çantën dhe paratë. Veley denoncoi në polici rastin, dhe publikoi një letër në rrjetet sociale.

E di që ndoshta nuk do ta lexosh kurrë këtë letër dhe as që do të bëhet vonë. Arritëm në qytetin tënd të bukur në datën 14 në orën 14:00. Në vaporeton numër 1, u bëra viktima jote e radhës. Ky është udhëtimi im i fundit me gruan time. Po vdes nga kanceri. Më le pa para, pa kartë krediti. Imagjino vetëm për një moment se çfarë i ke shkaktuar viktimës tënde. Jam lutur për të të falur, deri sa ti të largohesh nga ky mëkat që lëndon kaq shumë njerëz të pafajshëm. Të fal”-thuhet në letër. 

Letra drejtuar grabitësit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani