Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i është drejtuar qytetarëve të tij me një mesazh nga Athina, aty ku ndodhet për darkën joformale të liderëve të Ballkanit, me ftesë të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Që në nisje të reagimit të tij, Vuçiç ka shprehur rezerva për mënyrën si është organizuar darka, pasi sipas tij nuk i takon Kosovës të përfaqësohet në tryezë, në kushtet kur Greqia nuk e njeh si shtet.
“Format i çuditshëm sonte në Athinë. Na kanë ftuar pesë shtete të Ballkanit Perëndimor, por kush dhe si nuk e di. Disa nuk janë ftuar, por është ftuar edhe Prishtina, edhe pse Athina nuk e njeh Kosovën. I ftuar ishte edhe Zelenski. Do të jetë interesante në darkë”, tha presidenti i Serbisë.
Vuçiç po ashtu informon se me kërkesë të Zelensky-t, do të ketë të martën në mëngjes një takim dypalësh mes dy liderëve, ku do të bisedohet për sa i përket njohjes dhe mosnjohjes së integritetit territorial midis Ukrainës dhe Kosovës.
“Do t’u drejtohem qytetarëve së shpejti. Nesër ose pasnesër do t’u drejtohem qytetarëve për atë që po ndodh. Unë do të flas hapur me publikun kur të vijnë kohë të vështira. Unë nuk jam një vrapues politik që të bëj atë që më thotë dikush nga Evropa. Zgjodha t’i shërbej popullit tim, prandaj kemi vështirësi”, thekson Vuçiç.
Sa i përket bisedës me presidenten e KE-së, Ursula Von der Leyen, ai tha se ishte shumë e mirë, serioze, e përgjegjshme dhe aspak e lehtë.
“Ne patëm një bisedë shumë të drejtë”, tha Vuçiç.
Lajmi kryesor:
Mitsotakis darkë me liderët e Ballkanit në Athinë! Zelensky vizitë surprizë, mungon Rama! Von der Leyen: Të lihen pas barrierat mes rajoneve
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.9%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3575
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidenti Begaj pret Këshillin e Diasporës: Vota e emigrantëve e rëndësishme, shteti duhet të mbrojë të drejtat tuaja!
18 Dhjetor, 15:58
-
Greqi/ Panik në Selanik, 'Sillni ministrin ose do hedh Gjykatën në erë', arrestohet autori (VIDEO)
18 Dhjetor, 13:58
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor, 12:30
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor, 11:31
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor, 08:42
-
Greqi/ Kapen 82 kg kokainë në Portin e Pireut, arrestohen dy punonjës të portit
17 Dhjetor, 22:31
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor, 19:50
-
Policia greke godet bandën me kryetar shqiptarin e njohur si 'Mondi', sekuestrohen drogë, armë e para kesh! 25 të arrestuar dhe 14 në kërkim
17 Dhjetor, 18:46
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor, 18:37
-
Ben Andoni: Politika nuk i njeh më shqiptarët
17 Dhjetor, 17:42
-
Kryeministri Rama takim me kreun e NATO-s Mark Rutte: Mbështetës i paepur i Shqipërisë
17 Dhjetor, 17:40