Tentoi të fuste mbi 210 mijë euro të padeklaruara në Shqipëri, arrestohet shoferi i kamionit në Portin e Vlorës! I sekuestrohen edhe një sasi vere kontrabandë

VLORË- Një shumë prej 218 885 euro të padeklaruara si dhe disa kuti me shishe vere, të cilat dyshohet se ishin kontrabande, janë sekuestruar në portin e Vlorës.

Blutë e Vlorës kanë kryer kontroll në kamionit tip ‘DAF’, i cili drejtohej nga 50-vjeçari Alfred Bazini. Gjatë kontrollit është konstatuar shuma e parave të padeklaruara si dhe kutitë me shishe vere, pa faturë blerjeje.

Në përfundim të operacionit, u arrestuar në flagrancë Alfred Bazini, 50 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi",  "Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë".

Ndërkohë prokuroria po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale