/ATSH-AFP/ - Bashkimi Evropian duhet të pranojë dorën e shtrirë të kryeministrit grek, Aleksis Cipras, ndryshe unioni politik do të shpërthejë, theksoi sot alesti i tij spanjoll Pablo Iglesias, kreu i Podemos duke iu trembur ardhjes në pushtet të ekstremit të djathtë.
"Nëse trojka (Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane, FMN, kreditorët e Greqisë), nuk e pranon dorën e shtrirë nga Aleksis Cipras, ajo që do të kemi ndoshta në të ardhmen, janë drejtuesit si Marine Le Pen në Eurogrup", deklaroi për stacionin publik TVE.
"Ky do të ishte fundi i unionit politik të Bashkimit Evropian dhe projektit demokratik", shtoi kreu i partisë antiliberale aleat i grekut Siriza, që ndajnë së bashku dënimin e politikave shtrënguese.
Podemos, formacion i krijuar në janar të vitit 2014, fitoi që prej muajit maj 2014 dhe për habi të të gjithëve, pesë vende në PArlamentin evropian. Ashtu si Syriza, ai mbron një projekt për një Evropë më sociale dhe më pak financiare.
"Aleksis dhe une, kemi një gjë të përbashkët. Ne jemi shumë proevropianë, por ne jemi demokratë", konfirmoi Pablo Iglesias.