Podujevë, 7 autobusë me maturantë
ekskursion pa leje, i ndalon policia

Podujevë, 7 autobusë me maturantë<br />ekskursion pa leje, i ndalon policia
PODUJEVE- Maturantët e tri shkollave të mesme të Podujevës, kanë organizuar një ekskursion në Kosovë, pa marrë lejen e nevojshme. Kjo ishte arsyeja për të cilën ata u ndaluan pak minuta para se të nisnin udhëtimin e tyre. Drejtori i Arsimit në këtë komunë Nexhmi Rudari, thotë se “nxënësit u ndaluan pasi vepruan jashtë ligjit”.

Sipas tij, kompanitë e udhëtimit duhet të japin llogari pse lejuan diçka të tillë. Megjithatë 7 autobusë arritën të nisen në ekskursion nëpërmjet rrugëve alternative.

Burime të gazetës “Express” në Podujevë thonë se policia nuk ka arritur që t’i ndalojë të gjithë nxënësit, që të mos shkojnë në ekskursionin e jashtëligjshëm të organizuar nga vetë ata. Sipas burimeve, 7 autobusë me nga 35 nxënës, arritën t’i ikin policisë dhe aktualisht janë në qytetin e Istogut.

“Disa nxënës kanë arritur që përmes rrugëve të tjera të arrijnë qëllimin e tyre. Në momentin kur autobusët janë ndaluar në autostradë nga policia, 7 autobusë të tjerë, i kanë rënë kah rrugëve alternative”, i ka thënë ky burim gazetës, sipas të cilit aktualisht nxënësit ndodhen në qytetin e Istogut dhe po bëhen gati që të nisen drejt një qyteti tjetër.

Ekskursioni i jashtëligjshëm i nxënësve të Podujevës

Maturantët kishin planifikuar që të shtunën ta kalonin duke shëtitur disa qytete të Kosovës. Por plani i tyre nuk funksionoi. Duke qenë se ata e kishin organizuar vetë ekskursionin pa u konsultuar me drejtorët e të tre shkollave të mesme, si dhe me drejtorin e Arsimit në Podujevë, udhëtimi i tyre u ndalua.

Sipas Nexhmi Rudarit, ndalimi i tyre u bë për arsyen se “maturantët e tri shkollave të mesme e kishin organizuar ekskursion pa lejen e drejtorisë së Arsimit dhe pa lejen e drejtorëve të shkollave ku ata vijojnë mësimin”.

Me të marrë informatat për një organizim të tillë, Rudari tha se u pa e nevojshme ndërhyrja e policisë që të ndalohej një veprim i tillë, pasi nuk lejohet organizimi i udhëtimeve pa praninë e personelit të shkollës dhe lejen e drejtorisë.

Megjithëse drejtori nuk e di se kush qëndron pas këtij organizimi, ai është i bindur që janë vetë nxënësit që kanë planifikuar këtë ekskursion.
Policia arriti të ndalojë nxënësit pak minuta para se të nisen, ndërkohë që ka filluar hetimin për evidentimin e organizatorëve.

Marrë nga gazeta "Express"
(e.s/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi