Poeti arbëresh që ruajti traditat flet shqip në Përrenjas: Nuk mjafton një jetë për nostalgjitë e mëdha

“Nostalgji Arbëreshe”, monolog i poetit, dramaturgut, shkrimtarit dhe gazetarit publicist arbëresh, Mario Caliva u prezantua në Qendrën Kulturore në Përrenjas.

Me një shqipe të pastër, i riu arbëresh nuk e harroi kurrë origjinën e të parëve. Vjen në Shqipëri herë pas here, e nëpërmjet monologut, thotë se nuk do të mjaftonte një jetë për të shuar nostalgjinë aq të madhe që ka për Shqipërinë.

“Jam shumë i emocionuar. Faleminderit nga zemra. Jam pa fjalë. Është përgjegjësi shumë e madhe. Është një përpjekjeje për të kuptuar nostalgjinë e arbëreshëve që u larguan nga Shqipëria. Sot Arbëreshët kanë ruajtur gjuhën, identitetin e të qenit shqiptar. Nostalgjia është një dashuri, që shkon përtej maleve. Ekziston në të gjitha kohërat e konceptuara nga njeriu. Zemra e të tashmes që kujton të shkuarën. Ekzistojnë nostalgji kaq të mëdha sa nuk mjafton vetëm një jetë”, tha Mario Caliva, poet arbëresh.

Aktivitetit iu bashkuan edhe artistët e Ansamblit të Qendrës Kulturore të cilët performuan shkëlqyeshëm valle arbëreshe e valle të zonës tonë, e ndërsa nxënës të shkollave, interpretuan pjesë nga koleksioni i poezive të poetit.

Pasi i dhuroi edhe një certifikatë mirënjohjeje, kryetari i bashkisë Nuri Belba tha se Prrenjasi është qytet i vogël por me shumë potencial.

Mes veprave të shumta, arbëreshit Mario Caliva, ka sjellë përmes një libri dëshmi dhe intervista të 21 qytetarëve shqiptarë që arritën në brigjet italiane të mbushur me anijet e shpresës.

 

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Në vigjilje të Pashkëve Ortodokse, numër i lartë besimtarësh mblidhen në sheshin e kishës së Nartës

VIDEO/ Në vigjilje të Pashkëve Ortodokse, numër i lartë besimtarësh mblidhen në sheshin e kishës së Nartës