Poetja Lindita Ahmeti:Jashtë
atdheut pa pasaportë shqiptare

Poetja Lindita Ahmeti:Jashtë <br />atdheut pa pasaportë shqiptare
A e njihni Lindita Ahmetin? Është një poeteshë e mrekullueshme, me një shpirt të madh, një botkuptim të rrallë për jetën, me një optimizëm dhe energji të pakrahasueshme me askënd, me buzëqeshjen më rrezëllitëse që keni parë...një vajzë me shumë fat për shumëçka... dhe... nuk do ta besonit këtë nëse them, Lindita Ahmeti nuk ka hedhur kurrë një hap në jetën e saj. Ka jetuar gjithë jetën në karrigën me rrota...e mbase për këtë shkak ka ëndërruar të fluturojë si zogjtë, si fluturat, si xixëllonjat...

Në një varg intervistash për fëmijërinë me poetë e shkrimtarë, një vit më parë projektova edhe këtë intervistë me Lindita Ahmetin. Për shumë shkaqe ajo mbeti në pritje në arkivin tim, për të më ngacmuar shpesh herë, dhe për të mbërritur te lexuesi vetëm sot... Në këtë fillimviti, ia vlen të lexosh Linditën, e cila na frymëzon për jetën, për guximin, optimizmin dhe forcën, që i duhet çdokujt prej nesh, për t'iu dhënë kuptim ditëve...

Lindita, një fëmijë ka këndvështrimin e tij për botën. Të gjithë e dimë se nga ai këndshikim bota është ndryshe.. Ju kujtohet si e konceptonit botën kur ishit fëmijë?

Si mund ta konceptojë botën një fëmijë i cili është i rrethuar me familje të mrekullueshme? Do ta konceptojë si një udhëtim të papërsëritshëm nëpër Parnas. E si mund ta konceptojë botën një fëmijë që ka pasur edhe fatkeqësi të ndryshme? Do ta ketë tërë jetën në mendime si një album të imazheve nga Tartari. Tash, pas shumë vitesh, pas gjithë asaj që kam kaluar më vjen edhe të krenohem me familjen time, por, njëherësh, më vjen edhe të ndjejë keqardhje për fatin i cili na ka ndjekur.
Kur e kujtoj familjen, qytetin e lindjes, them: me të vërtetë ka qenë një mrekulli.


E ke gjyshin gazmor, gjyshen, tezen dhe dajat që t'i shikojnë sytë, pastaj babanë dhe nënën që "s'të lënë të biesh në tokë". Pa i hapur sytë mirë në mëngjes, i dëgjon të qeshurat e gjyshit, të cilat paralajmërojnë diçka të mirë që do të të ndodhë. Dhe, me të vërtetë, çdo ditë pas shujtës së mëngjesit më vinte ndonjë befasi, ndër të cilat unë e prisja me shpirt një xhiro me biçikletë që e bëja me gjyshin. Ky ishte përjetim i veçantë. Më vendoste në ndenjësen në formë të shportës përpara. Kalonim rrugicës përmes kopshtit të shtëpisë, e cila në të dy anët kishte trëndafila.

E tërë rrugica ishte e mbuluar me trëndafila erëmirë, ishte një "tunel" i vërtetë" trëndafilash. Kah kalonim nëpër këtë tunel, rrobat e mia, shpeshherë të bardha, merrnin ngjyrë të kuqe nga trëndafilat që çuditërisht reflektoheshin. Më duket se edhe sot e kësaj dite e ndjej atë erë të fortë të trëndafilave dhe ende më vjen i qartë zëri i gjyshit; edhe sot e kësaj dite sa herë që i mbylli sytë para meje e kam të tërin këtë tunel me trëndafila dhe e dëgjoj basin e mirë të gjyshit.

E mbaj në mend një këmishë të tijën dhe më duket se ka pasur njëfarë nuance të kaltër dhe ka qenë me do katrorë, ishte e thjeshtë, por në mënyrë të përsosur i përgjigjej. Edhe kjo këmishë nuk harrohet, sepse i shkonte disi fytyrës së tij. E shtynte biçikletën përpara gjyshi im derisa kalonim nëpër tunelin e trëndafilave dhe kur dilnim prej dere, në rrugë, i hipte edhe ai biçikletës.

Shkrimin e plotë e gjeni në gazetën Shqiptarja.com, 6 dhjetor 2013

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK