Pas ndarjes nga jeta të poetit Fatos Arapi, ka reaguar edhe shkrimtari Ismail Kadare. Ai e konsideron këtë largim fizik të Arapit, një humbje të madhe për letërsinë shqipe. Dëshmia e tij, sipas Kadaresë do të mbetet e veçantë në kronikën e letërsisë shqipe.
Mesazhi i plotë i shkrimtarit Ismail Kadare:
“Pas ikjes së Dritëro Agollit, letërsia shqipe i ka gjithmonë e më të vështira humbjet e tjera, të dhimbshme si kjo e Fatos Arapit.
Shkrimtar i rëndësishëm, me një jetë dhe krijimtari dramatike të shtrirë në dy epoka, Fatos Arapi, mik dhe koleg i dashur, u bë pjesë e pandarë e kalendarit letrar shqiptar të shekujve XX e XXI. Dëshmia e tij artistike do të jetë e veçantë dhe e çmuar në kronikën e gjatë të letërsisë shqipe”.
Fatos Arapi (1930-2018) u lind në Zvërnecë të Vlorës. U nda nga jeta në moshën 88-vjeçare. Ai i përket brezit të shkrimtarëve shquar shqiptar të shekullit XX, vlerësohet si poet dhe prozator i paimitueshëm, që ka lënë gjurmë të thella në letërsinë moderne shqiptare.
Lajmi kryesor: