Pogradec, dëmtimi i banesave, banorët fajësojnë ndërtuesit e HEC-it 

Banorët e fshatit Zall Torrë të Pogradecit, kërkojnë ndërhyrje nga shteti për zgjidhjen e çështjes së dëmtimit të banesave. Janë mbi 15 shtëpi të cilat janë dëmtuar, si pasojë e ndërtimit të rrugës nga ana e kompanisë që ka ndërtuar edhe një hidrocentral në këtë zonë. Sipas banorëve, shtëpitë kanë pësuar dëme të mëdha, ç’ka është mohuar nga përfaqësues të firmës. Prej 2 vjetesh, dhjetëra familje në fshatin Zall Torrë të Mokrës në Pogradec jetojnë me frikën e shembjes se banesave të tyre. Banorët thonë që do t’i drejtohen prokurorisë dhe gjykatës për zgjidhjen e këtij problemi.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)