POGRADEC - Para fillimit të ndeshjes Pogradeci – Dinamo, në stadiumin e Pogradecit bashkia e qytetit kishte organizuar një aktivitet sensibilizues kundër dhunës ndaj gruas.
 
Në të morën pjesë dhjetëra gra e vajza, që qëndruan në stadium vetëm disa minuta, sepse u detyruan të largohen për shkak të tifozëve që nisën thirrjet ofenduese në kor kundër arbitrit të ndeshjes.
 
Femrat pogradecare që ishin të pranishme në stadium janë detyruar të largohen pa mbaruar ndeshja. Gjendja në stadiumet shqiptare është në një situatë mjaft të rënduar dhe vështirë që të pretendosh që femrat shqiptare të  rikthehen së shpejti në stadium për të ndjekur një ndeshje futbollit, pasi nga java në javë incidentet po shtohen akoma më shumë duke paralajmëruar precipitimin e situatës.  
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)