POGRADEC-Një vrasje e trefishtë është parandaluar nga policia e Pogradecit dhe Tiranës. Blutë kanë mundur të arrestojnë një person, i cili kishte planifikuar të vriste 3 persona të tjerë, më të cilët kishte konflikte të hershme.
Në prangat e bluve ka rënë Lorenc Kuqo, 35-vjeç banues në fshatin Rëmenj (me precedent të mëparshëm në krime kundër personit), si dhe një bashkëpunëtor i dyshuar i tij, konkretisht N.M, 31 vjeç, banues në Pogradec.
Arrestimi i Kuqos u bë, pas disa konflikteve të mprehta për motive të dobëta me shtetasit L.T, dhe dy nipërit e tij shtetasit D.M dhe E.M, raste të cilat janë ndjekur dhe dokumentuar në periudha të ndryshme kohore nga Policia, ka patur si synim t`i vrasë këta të fundit.
Ndërhyrja në kohë dhe me efikasitet e Policisë, ka bërë të mundur parandalimin e kësaj ngjarje të rëndë e cila ishte planifikuar të realizohej në një lokal, çka mund të rrezikonte jetën edhe të personave të tjerë frekuentues të lokalit.
Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua një armë tip automatik kallashnikov, një automjet tip “Volkswagen Passat”, një kapuç (maskë) si edhe 5 telefona celularë.
Shërbimet Policore po vijojnë me kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale, në përfundim.

(Makina e përdorur nga autori)
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com