POGRADEC-Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e 27-vjeçarit.
  
Ditën e sotme 37-vjeçari Zamir Hoxhallari i cili ishte në gjendje të dehur ka plagosur me thikë shtetasin  me iniciale D.H, në fshatin Buçimas.
 
Shtetasi D.H, pas mjekimit të marrë në Spitalin e Pogradecit, u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar, dhe aktualisht është  jashtë rrezikut për jetën.
 
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com