Pogradec/ I dehuri shkatërron parukerinë me sende të forta, Policia e shoqëron! Të panjohura motivet (VIDEO)

Pogradec- Një person në gjendje të dehur sulmoi me sende të forta dhe shkatërroi pjesërisht mbrëmjen e sotme (4 Nëntor), xhamat e një salloni bukurie.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 2 të qytetit të Pogradecit, teksa i dyshuari u përpoq të shkatërronte edhe ambientet e brendshme.

Salloni gjendej në katin e dytë të një pallati në qytet, teksa xhamat janë shpërndarë në trotuar, por pa shkaktuar lëndime.

Parukeria ka qenë e mbyllur në ato momente, ndërkohë që fill pas ngjarjes policia ka shkuar në zonë për të kryer të gjitha procedurat, duke rrethuar subjektin dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj.

Burime policore thanë se i dyshuari është shoqëruar, ku pritet t’i merret një dëshmi për rastin dhe shkaku që e ka çuar në këtë veprim vandal.

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën