Liqeni i Ohrit, në territorin e Pogradecit vazhdon të ketë nivel të lartë ndotje, që shkaktohet nga derdhja e lumenjve. Ato mbarnin me vetë ujërat e zeza të papërpunuara të fshatrave, që përfundojnë në liqen.

“Disa lumenj që hyjnë në liqen kanë ndotje bakteroli e-coli disa herë më i lartë se norma. Është e konsideruesgme në disa raste, një pjesë e vendabanime s’janë të lidhura me rrjetin e kanalizimeve”, tha eksperti i medisit Arjan Merolli.

Përpos lumenjve, liqeni vazhdon të ndotet edhe nga ujërat e zeza të qytetit të Pogradecit, edhe pse 10 vite me parë është ndërtuar një impian për trajtimin dhe filtrimin e ujërave para se të derdhen në liqen.

“Këtu është një kanal i derdhjes së ujërave pas trajtimit, por tregon se ka prezencë të lartë të fosforit. E tregon shkumëzimi”, tha eksperti i medisit Arjan Merolli.

Dëmet janë të konsiderueshme në florën dhe faunën e liqenit të Ohrit, i cili mbrohet nga UNESCO, thotë për Report TV eksperti i mjedisit Arjan Merolli.

“Dëmet jo vetëm tek pushiuest që lahen në liqen por tek kualiteti e ujit, nëse kjo vazhdon të përsëritet transformohet uji dhe mos e dhëntë zoti rrezikon të kthyehet në kënetë!”, tha eksperti i medisit Arjan Merolli.

Report Tv u interesua pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Pogradec, e cila tha se analizat janë kryer gjatë sezonit veror. Në korrik uji i liqenit ka rezultuar me përmbajtje të lartë bakteriale, por parametrat janë përmirësuar në gusht. Gjatë 4 muajve të fundit ky institucion nuk ka kryer më asnjë matje për nivelin e ndotjes në liqenin e Ohrit!