Pogradec- Një punonjës policie ka denoncuar një ditë më parë në Komisariatin e Pogradecit vjedhjen e armës së shërbimit.
Sipas kallëzimit arma i është vjedhur në banesë gjatë kohës që nuk ka pasur njeri.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
“Më datë 04.12.2025, ka kallëzuar shtetasi T. Ç., 48 vjeç, banues në Pogradec (punonjës policie në IEVP Drenovë) se gjatë kohës që nuk ka patur njëri në banesë, i kanë vjedhur armën e shërbimit. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Komente






