POGRADEC - Trup i pajetë i të një moshuari është gjetur mesditën e sotme në ujrat e rezervuarit të Grabovicës në Pogradec.
Trupi është parë fillimisht fillimisht nga një banor i zonës që kishte qenë duke kaluar aty dhe menjëherë ka njoftuar policinë.
Viktima është identifikuar si Avni Besholli, rreth 63 vjeç nga fshati Çërrave i Pogradecit. Identifikimi i tij ishte i lehtë për grupin hetimor pasi viktima kishte lënë një letër para se të vetëmbytej.
Në letrën e lamtumirës 63-vjeçari shkruante se, “nuk mundem të jetoj më në këtë mënyrë”. Policia por edhe banorët e lidhin aktin e vetflijimit të tij me faktin se një vit më parë atij i kishin vrarë dhëndrin e për pasojë vajza kishte mbetur pa bashkëshort dhe fëmijët e saj ishin jetimë. Mësohet së Avni Besholli nuk vuante nga depresioni dhe nuk kishte probleme ekonomike.
Redaksia online
(lxh/ac/shqiptarja.com)

LAJMET MË TË VLERËSUARA