Pogradec/ Instaloi GPS në makinat e biznesmenit që i jepte me qera, shpallet në kërkim 28 vjeçari (EMRI)

Pogradec/ Instaloi GPS në makinat e biznesmenit që i jepte me qera, shpallet në kërkim 28 vjeçari (EMRI)

Foto ilustruese

Një 28 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Pogradecit pasi dyshohet si autor i instalimit të 2 pajisjeve GPS në automjetet që jepeshin me qera nga Eris Çekani.

I riu, Sidni Syzo është shpallur në kërkim për veprën penale “Ndërhyrje të Padrejta në jetën private”.

Kujtojmë se ditën e djeshme, vtë proinari i automjeteve, ka dhënë dëshmi në polici duke deklaruar se mendonte se pajisjen e përgjimit, ia kanë vendosur persona me të cilët kishte pasur një përplasje fizike.

Eris Çekani nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare. Vetëm pak muaj më parë, 39-vjeçari është përfshirë në një sherr, ku të rinjtë, të cilët udhëtonin me dy makina, kanë ndjekur njëri tjetrin si nëpër filma deri në në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”. Teksa kanë mbërritur në këtë rrugë, ata kanë përplasur dy mjetet me të cilat udhëtonin.

Në këtë moment ka ndërhyrë Policia dhe në pranga ra Eris Çekani dhe Gledis Dikellari 23-vjeç, të dy banues në Pogradec, e ndërsa 3 personat e tjerë janë larguar nga vend i ngjarjes me një makinë tjetër dhe janë në kërkim. Në bazë të dëshmisë që ai ka dhënë në polici bëhet fjalë se GPS është porositur pikërisht këto persona, megjithatë hetimet vijojnë pas shpalljes në kërkim të 28 vjeçarit. 

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë