Kapet duke transportuar lëndë drusore kontrabandë dhe nuk i bindet urdhrit të policisë, kapet dhe proçedohet penalisht një shtetas me inicialet F.P.
Mësohet se ky shtetas kishte ngarkuar në një kamion pa dokumenta dhe pa targa 15 m3 lëndë drusore të llojit ah.
Sipas informacioneve drutë do të transportoheshin drejt qytetit të Pogradecit ndërsa sipas asaj që thotë policia lidhur me rastin janë gjendur në anë të rrugës së fshatit Mesmal edhe 50 m3 lëndë drusore dushk.
Policia ndërkohë ka nisur një hetim më të thelluar sa i përket këtyre rasteve pasi duhet thënë se kontrabanda e druve në juglindje të vendit po pëson rritje gjë që shton dyshime edhe për persona të tjerë të pëfshirë në kët aktivitet të paligjshëm.