POGRADEC- Dy vëllezër janë arrestuar nga policia, pasi kanë kërcënuar dhe dhunuar një polic në Pogradec, i cili ka qenë jashtë shërbimit.
Sipas policisë, në pranga janë vënë 30- vjeçari Darti Maxhari dhe vëllai i tij 35- vjeçari Erjon Maxhari, banues në fshatin Buçimas në Pogradec.
‘Pas marrjes së njoftimit se një punonjës policie jashtë shërbimit është kërcënuar dhe dhunuar nga dy vëllezër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve Darti Maxhari, 30 vjeç, dhe Erjon Maxhari, 35 vjeç, (vëllezër), banues në fshatin Buçimas Pogradec’, njoftoi sot policia.
![]()
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës".
Komente

