Pogradec, konstituohet këshilli
bashkiak, dorëhiqet një i djathtë

Pogradec, konstituohet këshilli<br />bashkiak, dorëhiqet një i djathtë
POGRADEC - Mes debatesh dhe në një mbledhje që zgjati disa orë, ka përfunduar konstituimi i këshillit bashkiak në Pogradec.

Kryetare e këshillit u zgjodh Natalia Velo, përfaqësuese e Partisë Socialiste në këshill me 16 vota, kundrejt 13 votave që mori kandidati i djathtë Aleksandër Çelën. Të djathët fillimisht nuk e pranuan votimin duke e quajtur atë të pavlefshëm për shkak të një vote për Velon që u gjet jashtë kutisë së votimit.
 
Në mbledhjen e sotme bëri betimin edhe kryebashkiaku i ri i kësaj bashkie, Eduard Kapri. Në fjalën e tij ai u shpreh se qëllimi i tij kryesor në drejtimin e Bashkisë së Pogradecit është tu shërbejë qytetarëve.

“Te zhvishemi nga burokracitë dhe ngjyrat partiake për tu shërbyer interesave qytetare. Qëllimi im kryesor bashkëpunimi me qeverinë për të mirën e qytetarëve pogradecarë. Hapi i parë i investimit në unazën e qytetit.”, - tha Kapri.

Në mbledhjen ku i pranishëm ishte dhe zv.Kryeministri Niko Peleshi, konstituimi u bllokua për shkak të dorëheqjes së këshillitarit të djathtë, Erzen Qeva. Aryesja e dorëheqjes ishte prania në listën e këshillitarëve të vëllait të tij nga partitë e vogla.

Zv.Kryeministri, gjatë mbledhjes deklaroi se qeveria do të bashkëpunojë me bashkinë në të gjitha fushat, me investime përgjatë vijës liqenore, infrastrukturë dhe turizëm. Për këtë Peleshi i kërkoi kryetarit të ri Eduard Kapri të paraqesë projektet e bashkisë.
 
Bllokimi i konstituimit sipas demokratëve ngeci tek listat shumë emerore të partive politike, lista të cilat komisioni i verifikimit të mandateve nuk i disponon. Këto lista sipas këtij komisioni ndodhen në KQZ

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

E hëna e 22 korrikut, dita më e nxehtë në histori

E hëna e 22 korrikut, dita më e nxehtë në histori