Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku një mjet ka përplasur një këmbësore.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00, ku automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin G. M., 44 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen E. B., 53 vjeçe, e cila është transportuar në spital.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin G. M., 44 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen E. B., 53 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit