Pogradec, n/komisari merrte ryshfet
gjykata e vendos në arrest shtëpie

Pogradec, n/komisari merrte ryshfet<br />gjykata e vendos në arrest shtëpie
POGRADEC - ‘’Arrest shtëpie’’ është masa  e sigurisë e cila është dhënë nga gjykata e Pogradecit për nënkomisarin Agustin Cinari, i cili akuzohej për marrje ryshfeti  në shumën prej 50.000 lekësh, rast ky i denoncuar nga një qytetar.

Në seancën e radhës, prokuroria ka kërkuar nga trupi gjykues masën e sigurisë ‘’Arrest me burg’’ për të pandehurin Cinari  duke shtuar se të gjitha provat materiale tregojnë që Cinari ka marrë ryshfet nga qytetari për të mbyllur çështjen e tij.

Nga ana tjetër, Armand Zeka - avokat i të pandehurit, ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorisë, duke e quajtur të paligjshëm masën e kërkuar pasi sipas tij,  Cinari nuk ka marë asnjë ryshfet nga kallëzuesi.

Gjykata e Pogradecit, duke shqyrtuar provat,  ka vendosur arrest shtëpie për nënkomisarin Agustin Cinari.

Ai u vu në pranga tre ditë më parë nga Shërbimi I Kontrollit të Brendshëm, pas denoncimit nga një qytetar që pohonte se Cinari i kishte marrë një shumë prej 50.000 lekësh për mbylljen e një çështjeje, në të cilën ishte akuzuar padrejtësisht. SHKB-ja, pas hetimit, e ka arrestuar nënkomisarin  në një lokal në momentin ku ishte duke marrë lekët ndaj kallëzuesit.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Konjufca ngre alarmin: Qindra njerëz në Serbi po stërviten për një sulm në Kosovë

Konjufca ngre alarmin: Qindra njerëz në Serbi po stërviten për një sulm në Kosovë