Report TV sjell pamjet ekskluzive nga ndotja alarmante në zonën e “Bregut të Lendinave”, në fshatin Çërravë të Pogradecit, ku çarja e digës së rezervuarit ka nxjerre në sipërfaqe tonela me mbetje te groposura ketu vite me pare.
Diga e rezervuarit, e rikonstruktuar ne dhjetor te vitit te kaluar nga Bashkia Pogradec, është çarë duke lejuar vërshimin e ujit dhe shpërndarjen e mbetjeve në tokat e mbjella me grure.
Këto mbetje, të cilat ishin kapsuluar prej vitesh nga ish-komuna, janë rikthyer sërish në sipërfaqe, duke krijuar një situatë të rëndë mjedisore.
“Mbetjet urbane u mblodhën para shumë kohësh, u kompozuan e u mbuluan. Para 5 muajsh u rregullua rezervuari, por puna nuk u bë mirë. U ça diga dhe nxori të gjitha mbetjet e grumbulluara poshtë saj. Ka gati dy javë dhe s’ka ardhur askush t’i pastrojë. I bëjmë thirrje bashkisë të marrë masa, nuk mund ta lëmë kështu", thotë Safet Kapa, banor i Çërravës.
Skandali thellohet edhe më shumë duke pasur parasysh se për rehabilitimin e rezervuarit, Bashkia Pogradec investoi 57 mijë euro gjatë vitit 2024.
Çarja e digës jo vetëm e bëri investimin të pavlefshëm, por riktheu edhe ndotjen, e cila tani po përhapet në gjithë zonën, duke rrezikuar shëndetin e banorëve dhe mjedisin.
Ndërkohë, autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende asnjë reagim apo sqarim mbi situatën e rëndë që është krijuar në Çërravë.
SI.E./A.A/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Dhjetor, 11:46
Shpallja e pluralizmit në Shqipëri në 1990, kush e ka meritën e vërtetë?
-
Studentët
83.8%
-
Sali Berisha
2.9%
-
Të gjitha bashkë
13.3%
Vota total: 105
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbetjet e Shqipërisë ndotën plazhin e Dubrovnikut, Kroacia mund të ngrejë padi
7 Dhjetor, 19:59
-
Atmosferë magjike, Korça ndriçohet për festat e fundvitit! Qindra qytetarë dhe vizitorë mblidhen në qendër të qytetit (VIDEO)
6 Dhjetor, 19:35
-
Personazh/ 46 vite punë, nga patkojtë e buallicave deri te kuajt e garave, rrëfehet Gurkazi Xhemali, nallbani i fundit i Maliqit
6 Dhjetor, 16:26
-
Goditen lokalet e kthyera në bazë për lojëra fati në Korçë e Pogradec, 2 administratorë në pranga, 6 të tjerë në hetim (VIDEO)
6 Dhjetor, 10:21
-
VIDEOLAJM/Ndizen dritat, Korça nën dekorin festiv të festave të fundvitit
5 Dhjetor, 17:07
-
Përplasen dy automjete në Pogradec, dërgohen në spital tre persona
5 Dhjetor, 15:31
-
Shqipëria vend tranzit për kalimin e emigrantëve të paligjshëm, do ngrihen 20 qendra pritje në Vlorë, Gjirokastër e Korçë
5 Dhjetor, 13:57
-
Pogradec/ I vodhën armën e shërbimit në banesë, punonjësi i policisë denoncon rastin
5 Dhjetor, 11:52
-
‘Të zhdukim me acid’, morën peng një person, zbardhet dosja e vëllait të deputetit të PD! Topçiu: Më rrahën sa humba ndjenjat, më fikën cigaren në ballë
5 Dhjetor, 10:28
-
Varret ilire të Selcës nën sulmin e ‘gjahtarëve të thesareve’, ekspertët kërkojnë ndryshime në Kodin Penal
4 Dhjetor, 17:32
-
Gërmimet e paautorizuara pranë zonave arkeologjike në Korçë, ekspertët kërkojnë të konsiderohen të paligjshme
4 Dhjetor, 15:33
-
Ndeshja me Ilirinë u anulua, Skënderbeu reagon pas dhunës në Fushë-Krujë: Pesë futbollistë me shenja, e pamundur të luhej (VIDEO)
4 Dhjetor, 13:48
Perse nuk shkon rama te pres shiritin ?
Përgjigju