POGRADEC- Disa zona në rrethin e Pogradecit do të vuajnë mungesën e energjisë elektrike gjatë ditës së nesërme. Kompania CEZ Shpërndarje ka njoftuar ndërprerjen e energjisë gjatë ditës së nesërme në nënstacionin e Pogradecit, pasi do të kryhet demontimi i transformatorit ekzistues me fuqi 5 600 KVA, për ta zëvendësuar me një tjetër të fuqisë 10 000 KVA.
 
Ndërprerja e energjisë për qytetin e Pogradecit dhe disa komuna do të bëhet nga ora 08:00 deri në orën 17:00.
 
Kështu komunat, që do të kenë ndërprerje të energjisë gjatë ditës së premte janë komunat: Buçimas, Çeravë, Pirg, Dardhas, Podgorie dhe Vreshtas.
 
Ky fuqizim pritet të zgjidhë problemet e kufizimeve e të mbingarkesave në Rajonin e Pogradecit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)