Pogradec-Ohër, pas 100 vjetësh
me traget, linjë sezonale për verën
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto dhe homologu i tij maqedonas, Mile Janakievski, përuruan dje në Pogradec linjën liqenore për pasagjerë Pogradec – Ohër dhe anasjelltas. “Sot është një ditë historike; pas 100 vjetësh vendoset përsëri një linjë mes Pogradecit dhe Ohrit.
TIRANE- Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto dhe homologu i tij maqedonas, Mile Janakievski, përuruan dje në Pogradec linjën liqenore për pasagjerë Pogradec – Ohër dhe anasjelltas. “Sot është një ditë historike; pas 100 vjetësh vendoset përsëri një linjë mes Pogradecit dhe Ohrit.
Besoj se është një moment që shënon hapjen e një faqeje të re, jo vetëm për bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, që sigurisht është shumë i shkëlqyer dhe me potenciale të mëdha, por është gjithashtu edhe një ditë e re e bashkëpunimit në një fushë me interes të përbashkët midis dy vendeve, siç është ajo e turizmit”, tha Haxhinasto.
Kjo linjë është konceptuar si sezonale, por besohet se do të kthehet në permanente dhe do të shtohen dhe shumë operatorë të tjerë, shtoi ministri.
Sipas marrëveshjes dypalëshe, linja liqenore për pasagjerë Ohër – Pogradec dhe anasjelltas do të funksionojë nga 15 qershori deri në 15 shtator, çdo ditë. Lundrimi nga Pogradeci drejt Ohrit zgjat rreth 2 orë.
Në këtë aktivitet, ishin të pranishëm edhe ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni; kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi dhe zyrtarë të tjerë.
Struga nuk është përfshirë në këtë linjë lundrimi, megjithëse paraprakisht ishte planifikuar linja Ohër-Strugë-Pogradec dhe anasjelltas. Shefi i Kapitanerisë në Ohër, Goran Ustijanoski, deklaroi se kjo linjë është gati për një fillim të funksionimit. “Pastaj pronarët e anijeve do të organizojnë udhëtime sipas orareve të caktuara, ku paraprakisht do të evidentohen udhëtarët, duke pasur parasysh edhe që ende nuk është vendosur pika e kalimit kufitar dhe shërbime të tjera, si ato doganore etj, që janë pjesë e pikave të kalimit kufitar ndërmjet dy vendeve”, theksoi ai.
Kjo linjë ujore synon zgjerimin e bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe në masë të madhe kontribuon në rritjen e ofertës turistike gjatë sezonit veror në të dy anët e brigjeve të Liqenit të Ohrit.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4461
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20