POGRADEC - Policia merr në mbrojtje familjen e kreut të PD në Pogradec, Luan Lipo.
Ky veprim njoftohet nga policia e Pogradecit dhe vjen dy ditë pas vendosjes së një granate tek banesa e Lipos.
Policia ndërkohë po punon për kapjen e autorëve të ngjarjes.
Shpërthimi ka ndodhur pas mesnatës së të dielës, (5 janar 2014) nga një sasi eksplozivi e vendosur në banesën e kreut të PD-së në Pogradec, Luan Lipo.
Sipas të dhënave të para të policisë sasia e eksplozivit ishte vendosur tek dera e jashtme e shtëpisë private në lagjen nr 5 tek Valuta.
Nga shpërthimi u raportuan vetëm dëme materiale, pa të lënduar. Ndërkohë që në momentin e shpërthimit familja e Lipos ka qenë në gjumë.
Policia shoqëroi 20 persona, 7 prej tyre si të dyshuar. Lipo nga ana e tij i tha gazetares së A1 Report Lediona Xheladinaj se ngjarja ka qëllime politike pasi ai nuk kishte konflikt me njeri.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com