POGRADEC- Një zënkë në një bilardo në qendër të Pogradecit, ka sjellë edhe vrasje e një të riu. Klodian Hoxhallari, 28 vjeç është qëlluar me thikë disa herë nga Elton Bregu, 35 vjeç dhe që punonte si kameraman në një televizion privat në Pogradec. Hoxhallari nga fshati Buçimas i Pogradecit, prej disa kohësh ishte punësuar në Inspektoriatin e Punës në qytetin liqenor.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 18:35 minuta, ndërsa bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur për shkak të një prone. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë treguar se, 28-vjeçari ka ecur rreth 200 metra në këmbë duke kërkuar ndihmë, por askush nuk është afruar që ta dërgonte për në spital.
Vrasja në Bilardo
I riu nga fshati Buçimas ishte duke lozur bilardo me disa persona të tjerë në qendër të Pogradecit dhe gjatë lojës ka pasur një zënkë me 35-vjeçarin Elton Bregu, që ndodheshej aty. Në fillim gjithçka është dukur sikur ishtë një zënkë e zakonshme, por debati është nxehur me sharje dhe ofendime të ndryshme mes Hoxhallarit dhe Bregut. Në këtë momente, 35-vjeçari nga Pogradeci, e ka qëlluar Klement Hoxhallarin me thikë disa herë në pjesë të ndryshme të trupit dhe ka ikur me vrap. I plagosur, 28-vjeçari ka ecur rreth 200 metra në drejtim të spitalit por askush nuk e ka ndihmuar dhe aty është rrëzuar duke humbur dhe jetën.
HETIMET E POLICISË
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu që kanë nisur hetimet. Policia ka shoqëruar 10 persona që ndodheshin në bilardo në momentin kur ka ndodhur krimi. Kanë qenë këta të fundit që kanë treguar edhe autorin e shpallur në kërkim, të cilin e ka vënë në pranga rreth orës 22:30 minuta të mbrëmjes, disa orë pas krimit të bërë. Ata kanë treguar për sherrin që kishte ndodhur dhe nuk e kishin pritur që Klement Hoxhallari të qëllohej me thikë. Uniformat blu kanë ngritur një grup hetimor në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO