Pogradec/ Tre jetime me nënën shurdhmemece jetojnë në kushte të vështira! 19 vjeçarja kërkon ndihmë për motrën e sëmurë

POGRADEC- Xhystina Zabzuni është vetëm 19-vjeç, por jeta e ka përballur me shumë vështirësi. Si vajza e madhe e familjes, ajo kujdeset për motrën e sëmurë dhe vëllanë. Nëna e saj, Manjola 38-vjece është shurdhmemece, ndërsa i ati është ndarë nga jeta.

Familja me 4 anëtarë jeton në një shtëpi me qira në lagjen “Gani Homçani” të Pogradecit.

“Jetojmë me qira. Jam me mamin, motren dhe vellane. Babi ka ndërruar jete. Mami nuk mund të komunikoje. Jam une femija i madh dhe pergjigjem per cdo nevoje te familes. Deri tani zonja e shtëpisë është treguar e mirë se na e ka lënë me cmim te lirë, por do vijë një ditë se do na nxjerr. Na ka thënë që të kërkojmë për shtëpi tjeter, sepse dhe ajo do ta rinovojë. Unë po të kërkoj shtëpi tjeter, skam mundësi ta paguaj”. 

Xhystina bashkë me motren dhe vëllanë ndjekim shkollën, ndërsa nëna e tyre është e papunë. Si të mos mjaftonte varfëria, përballen dhe me sëmundje. Gjashtë vite më parë, vajza e dytë e familjes, Nertila ka kryer transplantin e veshkës dhe sot ka nevojë për ilaçe. Xhustina na tregon se meraku më i madh është motra, për të cilën nuk siguron dot ilacet.

“Motra ka bërë një transplant dhe ka nevojë për trajtim mjekesor. Motra ka 6 vite që është bërë operacion. Vazhdon akoma të kurohet. Para një jave motra ka qenë e shtruar në spital. Tani trajtohet me ilace tensioni dhe ilace për veshkat. Ilacet skam mundur t’ia marr se ato kushtojnë”.

Të ardhurat e vetme të familjes Zabzuni në Pogradec janë pensioni i invaliditetit që merr Nertila 17-vjeçe dhe ndihma ekonomike, gjithsej 17 mijë lekë në muaj. Shumë kjo e pamjaftueshme për të siguruar jetesën, pasi 7 mijë lek çdo muaj shkojnë për qiranë.

“Sot kemi të ardhura 17 mijë lek në muaj, por 7 mijë (të reja)  shkojnë për qiranë e shtëpisë. Të tjerat ujë drita dhe ushqim. Ilacet e motres s'kam arritur ti blej. Jo bashkia nuk na jep bonus qiraje. Me veshje na ndihmojnë organizatat. Unë kujdesem për motren dhe vëllanë, ju jap ndihme dhe këshilla. Kërkoj të jene të pavarur dhe tia dalin në jete. Të ardhurat janë kempi i motres dhe ndihma ekonomike. Ato janë për qira, uje drita, etc. Ka raste që marr veresi për dyqane, por dhe ato nuk japin kanë një kufi. Kam punuar gjatë veres, por s'kam mundur ta stabilizoj, e kam të vështirë ndaj kam kërkuar ndihmë”thotë ajo.

Shtëpia me qira është strehe e perkohshme per familjen Zabzuni, ndaj përmes apelit në Report TV, Xhystina kërkon ndihmë nga Bashkia e Pogradecit dhe Ministria e Shëndetësisë e Mirëqenies Sociale. Po kaq një apel e ka dhe për shoqatat e bamirësisë.

“Kërkoj ndihmë nga njerezit që të kemi shtëpi tonën dhe të mos rri më me qira se skam mundësi ta paguaj dhe të kem ndihmë mjekesore dhe ilace për motren”.

S.G/N.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

BE akordon 1 miliardë për Shqipërinë, zv.ministri i drejtësisë Dobi: Disbursimi i fondeve fillon në qershor

BE akordon 1 miliardë për Shqipërinë, zv.ministri i drejtësisë Dobi: Disbursimi i fondeve fillon në qershor