POGRADEC- Pas një zvarritje disavjeçare në molin e qytetit të Pogradecit ka mbërritur trageti i parë i linjës Pogradec-Ohër. Thuajse një shekull nga çasti kur nisi planifikimi për një linjë të përbashkët ujore mes dy shteteve të Maqedonisë dhe Shqipërisë udhëtimi i parë ka nisur nga Shën-Naumi dhe pas një ore ai ka mbërritur në qytetin e Pogradecit.
Grupi i parë i atyre që shijuan këtë udhëtim ka qenë i veçantë pasi përbëhej nga vetë ministri i transporteve të Maqedonisë Mile Janakijevski dhe zyrtarë të tjerë maqedonas të cilët së bashku me ministrin tonë të transporteve Edmond Haxhinasto, ministren e turizmit Eglantina Gjermeni , drejtoreshën e doganave, Elisa Spiropali, dhe përfaqësues të pushtetit lokal kanë prerë shiritin e inagurimit për linjën që do të funksionojë deri në 15 shtator.
Ministri Haxhinasto gjatë fjalës së tij tha se kjo linjë është konceptuar si sezonale por perspektiva e saj është që të jetë e vazhdueshme ndërsa e ka parë si hapin e parë drejt projekteve të tjera të përbashkëta në të ardhmen.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com