Pogradec/ Vodhën donacionet nga Gjermania, 4 punonjës të bashkisë në pranga! Bashkia: Veprim i shëmtuar dhe i dënueshëm! Distancohemi (Emrat)

POGRADEC- Katër punonjës të bashkisë së Pogradecit kanë rënë në prangat e policisë pasi vodhën donacionet që kishin ardhur nga Gjermania. Ata janë identifikuar si Reshit Fraholli, 58 vjeç; Raif Muçka, 58 vjeç; Bektash Xhudellari 35 vjeç; Marsel Muçllari, 35 vjeç.

Të katërt, me detyrë punonjës pranë bashkisë Pogradec, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ambientet e pallatit të sportit, në qytetin e Pogradecit, vodhën disa pako me ndihma, të dhuruara nga donatorë të huaj, për komunitetin e kësaj bashkie. Mësohet se njëri prej tyre, Reshit Fraholli ka qenë kandidat për kryetar në Komunën Cerravë si dhe ka punuar tek Ujësjellës Kanalizime në Pogradec.

Operacioni u zhvillua pas një videoje të  publikuar mbrëmjen e djeshme në rrjetet sociale, në të cilën shfaqeshin punonjës të bashkisë Pogradec që vidhnin pakot. Lidhur me këtë rast ka pasur edhe një reagim nga ana e Bashkisë së Pogradecit, e cila ka bërë me dije se distancohet nga një veprim i shëmtuar dhe i dënueshëm, teksa ka sqaruar se punonjësit kishin vjedhur pajisje shkollore (banka) pajisje spitalore si eko, krevatë etj, të cilat po shpërndahen  në insitucione sipas dakordësisë që është arritur me donatorët

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Pakoja e fundit", u sekuestruan pakot e vjedhura dhe automjeti tip "Audi", me të cilin do të transportoheshin.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale "Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën", kryer në bashkëpunim. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:24
Punonjësit vodhën pako me donacionet nga Gjermania, Bashkia e Pogradecit: Veprim i shëmtuar dhe i dënueshëm! Distancohemi

1661697007_ssss.jpg

Bashkia e Pogradecit ka reaguar pas incidentit të shëmtuar të regjistruar, ku disa punonjës të saj, vodhën donacionet  sjella nga Gjermania. Në reagimin e tyre, atothonë se distancohen nga ky akt i shëmtuar, teksa sqarojnë se janë vjedhur pajisje shkollore(banka) pajisje spitalore si eko, krevatë etj, të cilat po shpërndahen  në insitucione sipas dakordësisë që është arritur me donatorë.

"Nisur nga një veprim i shëmtuar nga disa punonjës të Bashkisë Pogradec mbrëmjen e kaluar në lidhje me donacionet e sjella nga shoqata e motorristëve dhe kamionistëve gjermanë ju bëjmë me dije se:

Bashkia Pogradec distancohet kategorikisht nga këto veprime të shëmtuara. Personat e përfshirë në këto veprime tashmë janë ndaluar nga policia dhe do të jenë organet e drejtësisë të cilat në mënyrë të pavarur do të japin vendimin e tyre mbi veprimin e kryer dhe ne i inkurajomë fort që të zbardhen plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Gjithashtu duam t'i bëjmë me dije bashkëqytetarëve tanë dhe  opinionit publik se se asnjë pajisje e dhuruar për spitalin, shkollat dhe kopshtet të cilat janë të gjitha të inventarizuara nga të dyja palët, Bashkia edhe përfaqësuesit gjermanë, nuk është cënuar. Ditën e sotme është bërë i gjithë komunikimi dhe verifikimi i nevojshëm me donatorët të cilët jan larguar drejt Gjermanisë pak momente më parë edhe ata vetë pas verifikimeve, kanë konstatuar se të gjitha pajisjet e sjella dhe të inventarizuara janë të pacënuara. Edhe pse nuk kemi pajisje të përvetësuara, por vetëm disa maska dhe shtroje, veprimi i kryer  është i shëmtuar dhe i dënueshëm.

Duam të shpjegojmë gjithashtu se nuk kemi të bëjmë me ndihma për familjet me probleme ekonomike siç raportohet në media apo rrjete sociale, por me pajisje shkollore(banka) pajisje spitalore si eko, krevatë etj, të cilat po shpërndahen  në insitucione sipas dakordësisë që është arritur me donatorët", thuhet në reagim. 

Ora 13:58
Punonjësit e bashkisë vodhën ndihmat për qytetarët, Partia e Lirisë: E turpshme, e kemi denoncuar korrupsionin në administratë

1661687972_Screenshot12.jpg

Partia e lirisë dega Pogradec ka reaguar pas lajmit të publikuar se katër punonjësit e bashkisë vodhën ndihmat për qytetarët.

“Partia e Lirisë, Dega Pogradec ngre shqetësimin mbi punësimet dhe administratën e pushtetit lokal, e organizuar dhe e rekrutuar nga partia në pushtet, e cila në jo pak raste ka qenë në fokusin e denoncimit të qytetarëve për nivelin e profesionalizmit, arrogancën apo korrupsionin në nivele të ndryshme. Vjedhja e ndihmave është ndoshta akti fundor i një administrate që në vend që ti ruaj i shpërdoron apo i vjedh ato gjatë natës. Përgjegjësia bie mbi të gjithë ata që janë të përfshirë, por sigurisht edhe mbi drejtuesit e Bashkisë Pogradec. Ende nuk kemi parë një akt distancimi ndaj këtyre veprimeve, gjë e cila i bën edhe më shumë bashkëpunues në keqpërdorim drejtuesit aktualë”, thuhet në reagim.

Ora 13:26
Kush është një nga punonjësit e bashkisë Pogradec që vodhi ndihmat e qytetarëve, ishte kandidat për kryetar në Komunën Cerravë

1661685658_page.jpg

Reshit Fraholli, 58 vjec është një nga punonjësit e bashkisë Pogradec që vodhi ndihmat e qytetarëve në Pogradec së bashku me 3 kolegët e tij. Ai ka qenë kandidat për kryetar në Komunën Cerravë si dhe ka punuar tek Ujësjellës Kanalizime në Pogradec.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkrel: 28/08/2022 16:26

    Perse nuk e skiaroni kta jan hajna te nates apo te dites,dhe pse ju bjeni ne qaf kur dihet qe po nuk vodhe nuk bahesh politikan

    Përgjigju
  • Aliu: 28/08/2022 15:43

    Operacioni “Pakoja e fundit”, e publikuar në rrjetet sociale. Policia e paska pasur gati, nuk paska pasur nevojë fare për operacion. Nëpër statistikat e policisë quhen rezultate këto dhe drejtuesit e policisë marrin dhe shpërblime për goditjen e rastit. Sidoqoftë hajdutët i kemi kudo. Një bie, e mijëra ngrihen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Dhërmi/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit, 2 punonjësit në gjendje të rëndë

Dhërmi/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit, 2 punonjësit në gjendje të rëndë