Pogradec/ Zjarri shkrumbon ndërtesën dykatëshe, evakuohen të gjithë banorët! Vatra ra te banesa e një të moshuari! Digjen dy shtëpi, shpëtohet e treta (VIDEO)

Pogradec- Një zjarr i fuqishëm ka rënë mbrëmjen e sotme (4 Janar) në një godinë dykatëshe në qytetin e Pogradecit, duke e shkrumbuar pothuajse plotësisht.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:25, në lagjen nr. 4, dhe dyshohet se aksidentalisht ka rënë vatra e zjarrit në banesën e shtetasit të moshuar A. B., 80 vjeç.

“Si pasojë e zjarrit, janë përfshirë dhe banesat ngjitur me banesën që ra fillimisht zjarri. Shërbimet Policisë dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë për evakuimin e banorëve dhe për shuarjen e zjarrit”, njoftoi policia vendore.

Godina është një ndërtesë banimi, ku jetojnë aktualisht disa familje. Dy prej shtëpive janë djegur plotësisht ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve evitoi përhapjen tek banesa e tretë ngjitur me të parat. 

Tre mjete zjarrfikëse dhe një përforcuese uji janë në vendngjarje.

Nga flakët ka vetëm dëme të konsideruueshme materiale, ndërsa banorët janë evakuuar të gjithë. Dy familje mbeten tashmë në qiell të hapur.

"Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit", sqaron policia.

Në pamjet e videove të dërguara nga gazetari i Report TV, Armand Braho, shihen flakët e zjarrit që kanë përpirë ndërtesën e vjetër dykatëshe në të gjitha hyrjet e saj dhe ato ngjitur. Gjithashtu edhe punonjësit e zjarrfikëses që përpiqen të lokalizojnë vatrën dhe të mos lejojnë përhapjen e zjarrit më tej.

Në ndihmë ka shkuar edhe një makinë zjarrfikëse e Maliqit.

Një nga banorët e godinës afër vendngjarjes rrëfeu se kur mbërriti ndërtesa ishte në flakë dhe gjeti makinat e zjarrfikëseve. 

"Po kthehesha nga një vaki kur pashë flakët nga sipër. Tre familje janë këtu (godina që digjej). Kjo banorja këtu ngjitur ka 2 fëmijë të vegjël, dy të tjerët janë Avniu me Fariun këtej, nuk pësuan gjë vetë, kishin dalë. Frika është se shkëndija janë, erë fryn. Janë me trarë, digjen kollaj. Unë jam te ndërtesa tjetër. Thashë mos kishte rënë zjarr në shtëpinë time. Pashë zjarrin dhe erdha shpejt. Atyre që ju ra zjarri janë të shqetësuar. Me dy fëmijë brenda, dy fëmijë të vegjël, burrin nuk e ka", shprehet banori.

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Prezantohet komandanti i Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Aleksandër Pando! Çfarë është struktura e re

Prezantohet komandanti i Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Aleksandër Pando! Çfarë është struktura e re