Pogradec/I dënuar me 21 vite burg për mashtrim në Turqi, arrestohet 42-vjeçari turk, hiqej si fizoterapist, i gjenden çeqe në shuma të mëdha monetare
Salih Akkurt, 42-vjeçari turk, i dënuar me 21 vite burg për mashtrim
42-vjeçari turk, Salih Akkurt, banues në Konya, Turqi ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit pasi është i dënuar në Turqi me 21 vite burg për veprën penale “Mashtrimi i rëndë, duke përdorur sistemet informative të bankave dhe të kartave të kredit”.
Akkurt ishte i shpallur në kërkim për veprën penale "Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit" dhe fshihej në Pogradec, për t'u maskuar, ai mashtronte qytetarët duke u hequr si fizioterapist.
Salih Akkurt u arrestua në shëtitoren "10 Dëshmorët e Pojskës", me qëllim ekstradimi drejt Turqisë, aty ku duhet të vuaj pjesën e mbetur të dënimit.
42-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol Tiranës është njoftuar nga Interpol Ankara, Turqi, se për këtë person, më datë 05.05.2022, është lëshuar urdhër arresti nga Prokuroria e Izmirit, Turqi, në zbatim të vendimit nr. 2020/8992, të datës 30.12.2020, në bazë të të cilit, 42 vjeçari është dënuar me 21 vite, 10 muaj e 15 ditë burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 vite e 1 ditë burgim, për veprat penale "Mashtrimi i rëndë duke përdorur sistemet informative, të bankave dhe kartave te kredit" dhe "Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit", të parashikuara nga legjislacioni turk.
Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën dhe sekuestruan çeqe në shuma të mëdha monetare.
Ndërkohë, Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Ankara, Turqi, dhe agjencitë ligjzbatuese po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Turqisë.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çmimet e hidrokarbureve, a po i mbron Bordi i Transparencës interesat e qytetarëve?
-
PO
18.5%
-
JO
75.7%
-
Nuk e di
5.8%
Vota total: 1940
Lajme të tjera
-
Analistët në Beograd: Serbia ngre në pozicione drejtuese pjesëmarrësit në luftën e Kosovës
7 Gusht, 22:44
-
Flakët në Elbasan, Meta: Nuk ka asnjë masë, lini pushimet dhe shuani zjarret
7 Gusht, 22:34
-
Albin Kurti takon Dua Lipën: Kosova shkëlqen më shumë me ‘Sunny Hill’
7 Gusht, 22:24
-
Thikën klientit në mes të Sarandës, po tani kush e ka fajin?
7 Gusht, 22:11
-
‘Dua t’i them kësaj k**e naziste se do vijmë dhe do të të vrasim’, politikani rus kërcënon ‘live’ gazetaren
7 Gusht, 21:55
-
Tonelata me grurë lënë Ukrainën
7 Gusht, 21:54
-
VIDEO, flakët mbulojnë qiellin e Fushë-Krujës! Zjarri i qëllimshëm në Nikël, rrezikohen banesa
7 Gusht, 21:47
-
Zjarri në ullishtën e Elbasanit, Luçiano Boçi: E tmerrshme, në dorë të fatit! Askush nuk ndërhyn
7 Gusht, 21:26
-
Bllokimi i mjeteve lundruese, pronarët në Dhërmi protestë: Po lejohet lundrimi në mënyrë selektive
7 Gusht, 21:10
-
'Shqiptarët po mbushin malet greke me kanabis', kapet parcela 10 milionë euroshe! Mediat: E transferuan këtu kultivimin! Ja si e organizojnë jetën
7 Gusht, 20:53
-
Kriza ekonomike thellon varfërinë në Maqedoninë e Veriut
7 Gusht, 20:42
-
Pjesëmarrësi i bën Dua Lipës ‘pyetjen e sikletshme’ tipike shqiptare, reagimi i këngëtares është epik
7 Gusht, 20:24