POGRADEC - Mungesa e energjisë elektrike ka përfshirë qytetin e Pogradecit gjatë gjithë ditës së sotme, kjo për shkak të kryerjes së demontimit të transformatorit ekzistues me fuqi 5 600 KVA duke e transformuar me një fuqi më të lartë në 10 000 KVA.
Demontimi i transformatorit është kryer në nënstacionin e Pogradecit ndërsa është njoftuar ndërprerja e energjisë në këtë nënstacion nga kompania CEZ Shpërndarje . Sipas drejtorit të departamentit të inxhinierisë Ari Luarasi zëvendësimi i këtij transformatori pritet të zgjidhë problemet e kufizimeve si dhe të mbingarkesave në Rajonin e Pogradecit.
Ndërkohë, komunat që do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 8:00 deri në orën 17:00 janë komunat Buçimas, Dardhas, Vreshtas,Potgorie,Ceravë dhe Pirg. Fondi për zëvendësimin e këtij transformatori kap shifrën prej 300 mijë eurosh.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com